Në Kanë ndalohet veshja e burkinit në plazhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Kanë ndalohet veshja e burkinit në plazhe

    Insajderi
    12 August 2016 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryebashkiaku i Kanës në jug të Francës, ndaloi përdorimin e kostumeve të plazhit që mbulojnë të gjithë trupin dhe që njihen me emrin burkinis.

    David Lisnard tha se këto veshje myslimane për plazh janë një simbol i esktremizmit islamik dhe mund të shkaktojnë probleme në rendin publik, ndërsa Franca është bërë objektiv sulmesh.

    Franca është në gjendje të lartë gatishmërie pas një serie sulmesh, përfshirë masakrën në Nisë. Autoritetet lokale në Kanë thanë se kushdo që shkel normën e re për kostumet e plazhit do të gjobitet. Lisnard tha se femrave të veshura me burkini do t’u kërkohet të ndryshojnë veshjen ose të largohen nga plazhi.

    “Hyrja në plazh do t’i ndalohet kujtdo që është veshur në mënyrë të papërshtatshme dhe që nuk respekton moralin apo laicitetin. Plazhistët që shfaqin me këmbëngulje përkatësi fetare, ndërkohë që Franca dhe vendet e saj të kultit janë objektiva terroriste, rrezikojnë që të dëmtojnë rendin publik”, shkruhet në komunikatëne Bashkisë së Kanës.

    Kjo s’është hera e parë që Franca kufizon veshjet e grave. Në 2011, Franca u bë vendi i parë në Europë që ndaloi ferexhenë që njihet si burka dhe nikabin, një veshje që mbulon pjesërisht fytyrën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark