Në kapitalizëm ka punë, shërbime, prodhim, tregti dhe interes. Ekonomia e tregut të lirë bënë profilizimin e nevojave dhe interesave të kompanive dhe selektimin e të punësuarve sipas aftësive dhe rezultateve në punë. Nuk ka kompani private apo publike në sistemin ekonomik kapitalist që do të paguajë një shërbim të pa kryer.
Shkruan: Skender Musa
Rregullimet shoqërore që si bazë kanë pas solidaritetin kanë dështuar (shtetet socialiste).
Prandaj në sistemin aktual, gjithë zhvillimi shoqëror bazohet në kapital, prodhim, ekonomi të lirë të tregut dhe interes ekonomik – financiar.
Të gjitha bizneset, aksionarët, të punësuarit duhet të jenë në dijeni se në sistemin e ekomisë së lirë të tregut nuk ka shoqëri por vetëm angazhim, punë, rezultate dhe interes apo pagë për punën e kryer.
Të gjithë ata që nuk llogarisin mirë interesat e tyre dhe nuk janë fleksibil dhe nuk ecin në hap me kohën janë të destinuar të dështojnë.
Në kompani private nuk ka mbledhje, konsultime të tipit komunist, por kryerje të punëve dhe detyrave të punës të caktuara nga eprori të cilat sigurojnë zhvillim ekonomik dhe krijim të ardhurave personale për të punësuarit.
Profilizimin e cilësisë së prodhimit, profilizimit aftësive profesionale e bënë vet tregu.
E domosdoshme është krijimi i kulturës së punës, rrespektim të rregullave të punës, zhvillim dhe karrierë profesionale.