Policia Kufitare ka gjetur në afërsi të vendit të njohur Kepi i Selitës, në Kavajë një sasi prej 152.7 kilogram kanabis sativa.
Sipas burimeve zyrtare rreth 4.9 milje detare janë konstatuar mbi sipërfaqen e ujit pesë pako të mbështjella me natriban. Sasia e drogës ka qenë në brendësi të këtyre pakove, raporton TCh.
Policia po punon për identifikimin dhe kapje e autorëve./Insajderi.com