Në Kazakistan, konferenca globale për çarmatimin bërthamor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Kazakistan, konferenca globale për çarmatimin bërthamor

    Insajderi
    28 August 2016 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konferenca ndërkombëtare e çarmatimit bërthamor “Ndërtimi i një Bote të lirë pa armë bërthamore”, do të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 29 gusht, në 25 vjetorin e mbylljes së zonës eksperimentale bërthamore Semipalatinsk, raporton Anadolu Agency.

    Konferenca do të hapet nga Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë, ekspertë të çarmatimit dhe analistë politikë nga e gjithë bota.

    Bashkë organizatorë të konferencës janë Senati i Kazakistanit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe deputetët për mospërhapjen dhe çarmatimin e armëve bërthamore (PNND).

    “Siguria pa armë bërthamore apo luftë: “Manifesti Botëror për shekullin 21” dhe “Moslejimi Kombëtar” dhe zonat e lira të armëve bërthamore, Gjeografia e një bote të qëndrueshme, janë ndër temat e ngjarjes.

    Më 29 gusht 1991, Presidenti Nazarbajev zyrtarisht mbylli zonën eksperimentale bërthamore Semipalatinsk (e njohur edhe si “Poligoni”), e cila ishte zona kryesor e testimit të armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark