Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

    Insajderi
    02 September 2025 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi po tentonte të hynte në Shqipëri.

    Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.S., 55 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për krime të rënda ekonomike.

    Ndaj shtetasit serb, autoritetet gjermane kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

    Njoftimi:

    Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb.

    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.

    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark