Në kërkim nga Gjermania për 1.3 milionë euro mashtrim, arrestohet shqiptari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në kërkim nga Gjermania për 1.3 milionë euro mashtrim, arrestohet shqiptari

    Insajderi
    19 January 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar për llogari të autoriteteve gjermane, një 26-vjeçar shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro.

    Mësohet se 26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello, pasi në vendlindje kishte punuar në një kompani e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë, si dhe kishte gjetur edhe punë.

    Shqiptari mësohet se aktualisht ndodhet i mbyllur në burgun Santa Bona, në pritje të ekstradimi, ndërsa thuhet se dënimi i tij në Gjermani, mund t’i kushtojë 26-vjeçarit deri në 15 vjet burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark