Sot arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit në këtë fshat të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit në këtë fshat të Kosovës

    Insajderi
    25 November 2022 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, arrijnë dy shtatoret e heronjve kombëtarë Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

    Këshilli i fshatit Mushtisht ka njoftuar se dy shtatoret e Hasan Prishtinë dhe Adem Jasharit nisen sot nga Tirana dhe në fshat arrijnë rreth orës 15:00.

    Sipas njoftimit të Këshillit, fshati ka planifikuar që të organizohet për pritjen e tyre sot, derisa zbulimi i tyre bëhet ditën e hënë.

    Në nderim dhe përkujtim të 28 nëntorit, festës së katërfishtë kombëtare, me 28 nëntor 2022, nga ora 12:00, përurohen shtatorja e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe  ajo  e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark