Në këtë orë do të luhet finalja e madhe mes Distria Krasniqit dhe xhudistes nga Japonia - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Në këtë orë do të luhet finalja e madhe mes Distria Krasniqit dhe xhudistes nga Japonia

    Insajderi
    07 March 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distria Krasniqi ka arritur ta sigurojë finalen në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

    E tashmë Distria e ka mësuar edhe kundërshtaren që do ta ketë në luftë për medaljen e artë.

    Do të jetë xhudistja nga Japonia, Iroha Oi ajo që do ta sfidojë kampionen olimpike për titull.

    Finalja e kategorisë së vajzave deri në 52 kilogram pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

    Kujtojmë se në gjysmëfinale, Distria mposhti hungarezen, Reka Pupp.

    Ndërkaq para gjysmëfinales, ajo eliminoi serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark