Në këtë pjesë do të ndërtohet spitali i Prishtinës i cili pritet të përfundojë brenda katër vjetësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në këtë pjesë do të ndërtohet spitali i Prishtinës i cili pritet të përfundojë brenda katër vjetësh

    Insajderi
    04 March 2023 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tokë rreth 4 hektarëshe në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në lagjen Hajvalia, është përcaktuar të jetë prona e Spitalit të Prishtinës, që pritet të nisë së ndërtuari sivjet.

    Për realizimin e premtimit të kamotshëm, u krye studimi i fizibilitetit, e aktualisht është në fazën e planit detal që pritet të përfundojë kah mesi i muajit, shkruan Klan Kosova.

    Kjo qendër e shëndetësisë sekondare do të ketë emergjencën, ambulancën specialistike, internon, disa departamente kirurgjike, gjinekologji, pediatri e edhe departamentet e diagnostikës.

    Institucioni që parashihet me ligjin për kryeqytetin pritet të ketë rreth 370 punëtorë, nga ta 60 ose 80 mjekë dhe të tjerët infermierë e punëtorë ndihmës.

    Spitali nuk do të ju shërbejë vetëm prishtinasve por të gjithë qytetarëve nga komunat të cilat përfshijnë rajonin e saj.

    Për këtë projekt, komuna ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Mjekëve e ShSKUK-në për të marrë edhe rekomandimet e këtyre institucioneve.

    I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, e që parashihet të kryhet për afro 4 vite. Për financim, komunarët thonë se do të shohin mundësinë e përkrahjes edhe nga ekzekutivi por edhe nga donacione të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark