Madhësia varet nga klima dhe gjenetika, por edhe nga një gjë tjetër
Shikoni se në cilat vende femrat kanë gjoks të madh, mesatar dhe të vogël…
A keni menduar ndonjëherë se si është situata në botë kur bëhet fjalë për madhësinë e gjoksit? Cili vend kryeson dhe cila është mesatarja?
Sipas statistikave, gratë në Norvegji ishin në krye të shkallës me një madhësi mesatare të gjoksit nga C deri në D.
Luksemburgu, Islanda dhe SHBA zunë tre vendet e radhës, me gjoks të përmasave C, ndërsa gratë në Mbretërinë e Bashkuar dolën të pestat, përsëri me një mesatare C.
Ndërkohë, femrat në Vietnam kishin gjoksin më të vogël sipas analizave të studiuesve, me një madhësi AA. Studiuesit nga worlddata.info gjithashtu mblodhën informacione mbi indeksin mesatar të masës trupore (BMI) për gratë në secilin vend dhe zbuluan se vendet me një BMI mesatare më të lartë kishin gjithashtu gjoks më të madh.
“Gjoksi i grave përbëhet kryesisht nga indi dhjamor dhe gjëndrat. Forma e gjirit gjithashtu varet jo vetëm nga gjenetika, por edhe nga përmbajtja e yndyrës dhe përbërja e indit lidhës”, thanë studiuesit.