Arsenali u eliminua nga EFL Cup pasi pësoi një humbje 2-0 ndaj Newcastle në ndeshjen e dytë, duke pasqyruar humbjen e tyre edhe në ndeshjen e parë.
Topçinjtë nuk ishin në gjendje të rikuperoheshin nga humbja e parë 2-0, duke e lënë Mikel Arteta të frustruar me paraqitjen e ekipit të tij.
Duke folur pas ndeshjes, Arteta ndau mendimet e tij për rezultatin, duke pranuar vështirësinë e situatës.
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri për të besuar se mund ta kthenim rezultatin. Loja nisi në aksionin e parë me gol, por u mohua. Kishim dy momente, nuk shfrytëzuam dhe loja ndryshoi”.
“Fizikisht ishim të lodhur, kemi luajtur kaq shumë ndeshje. Edhe emocionalisht ishte një lojë shumë e ndryshme për të besuar në fund se mund ta kthenim”, ka thënë Arteta.