Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë pacient me Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë pacient me Covid-19

    Insajderi
    27 September 2021 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën e Gjinekologjisë ka tri ditë që nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19, kështu ka thënë drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismaili.

    Tutje, doktor Ismaili tha se janë 210 paciente duke u trajtuar në Klinikë, por me që nuk janë të infektuara me virusin Corona.

    “Ka tri ditë që nuk e kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin Covid në Klinikën Gjinekologjike. Për momentin nuk është asnjë paciente me Covid por janë 210 paciente të hosiptalizuara”, tha Ismaili për EO.

    Mes tjerash, ai theksoi se gjendja tash është stabile në Klinikën Gjinekologjike, duke shtuar se gjendja po i kthehet normales.

    “Situata është stabile. Tash jemi liruar edhe me paciente me Covid. Gjendja është normale dhe kemi filluar edhe me ambulanta specialistike nuk e kemi ndërpre asnjëherë. Kemi filluar edhe me programin efektiv që nga sot kështu që gjendja është në rrjedha normale”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark