“Në kohën tonë nuk ekzistonin grupet në Whatsapp”. Nostalgjia e Cristiano Roscini për fëmijërinë… - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Në kohën tonë nuk ekzistonin grupet në Whatsapp”. Nostalgjia e Cristiano Roscini për fëmijërinë…

    Insajderi
    08 November 2021 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën tonë nuk ekzistonin chatet. Nuk ekzistonin grupet në Whatsapp. Nuk kishim celularë inteligjentë, rrjete sociale dhe as shkëmbime sms-sh. Kishim një telefon fiks, por tek ai përgjigjeshin vetëm prindërit. Maksimumi i teknologjisë që ne kishim ishte zilja e shtëpisë, në të cilën binim për të thërritur shokët që të luanim. Edhe kjo nuk na nevojitej, pasi ata e dinin se kur dilnim për të luajtur, që nga zërat tanë që kumbonin në lagje. Ata e dinin se ku ndodheshim, e dinin se kur ishte ora për të dalë, e dinin se çfarë loje do të luanim.

    Jeta jonë në ato vite ishte e gjitha e kufizuar në lagje. Uleshim të gjithë në formë rrethi, shpesh herë në tokë dhe bisedonim ose luanim lojëra nga më të ndryshmet. Çdo grup shoqëror kishte gjithmonë dikë që vonohej, sepse gjithmonë do të kishte diçka për të bërë. Ekzistonte gjithmonë dikush që shihte vazhdimisht orën, sepse duhet të shkonte në orar fiks në shtëpi, në të kundërt prindërit i bërtisnin. Kishim edhe më të bukurin e grupit, i cili nuk kishte mundësi të bënte foto, ama dukej që rrëmbente gjithë shikimet e vajzave në lagje.

    Kishim edhe personin më “fatkeq” të grupit, të cilit nuk i shkonte asgjë mirë dhe ishte gjithë kohës i zhytur në pesimizëm. Kishim edhe më të zgjuarin, i cili edhe kur gjithçka dukej e pashpresë, jepte zgjidhje të zgjuara dhe kështu mund ta shtynim kohën. Në grup sigurisht që kishte thashetheme, të cilat kishin gjithmonë një person ose histori në qendër.

    Të gjithë ishim aty, të lumtur dhe të buzëqeshur, të pavetëdijshëm se ato momente do të kalonin shpejt, si imazhi i një peizazhi të lë pa frymë, i admiruar nga dritarja e një treni në lëvizje. Megjithatë diçka mbetet brenda, përgjithmonë. Dhe këto kujtime plot vlera kanë mbetur brenda nesh. Kemi kaluar një fëmijëri të bukur që të gjithë e kujtojmë padyshim plot nostalgji. Kohët kanë ndryshuar, do vazhdojnë të ndryshojnë, ama disa gjëra mbeten të bukura përherë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark