Një grup banorësh në fshatin Kollë të Komunës së Vushtrrisë, i kanë ndarë një mirënjohje kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së për të parin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Kjo mirënjohje vjen si shenjë falënderimi siç thuhet për projektet e realizuara nga qeverisja e Tahirit gjatë mandatit 4 vjeçar.
“Sot gjatë vizites qe beri kryetari z.Xhafer Tahiri ne fshatin Kollë bashk me nje pjese te kabinetit te tije, u dëshmua edhe kete here qe Kolla masovikisht e perkrah familjen tone politike (LDK), ku njekohesisht biseduam shume gjera, andaj per ne ishte nje nder dhe nje privilegj ku u nda nje ” MIRËNJOHJE ” per kryetarin z. Xhafer Tahiri per realizimin e projekteve gjatë ketyre 4 viteve …,besojme dhe shpresojme qe edhe kete here do te kemi Rezultate te jashtezakonshme pozitive” ka shkruar një nga banorët në adresë të redaksisë sonë.