"Në kontratë vetëm me qytetarin"- Haradinaj reagon pas rezultateve përfundimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në kontratë vetëm me qytetarin”- Haradinaj reagon pas rezultateve përfundimtare

    Insajderi
    15 March 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka falenderuar votuesit që mbështetën subjektin e tij politik. AAK u votua 66,256 herë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht”, tha ai.

    Tutje, Haradinaj ka shtuar se subjekti politik i tij është në, siç u shpreh ai, kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin.

    Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës. Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark