×
  • Lajme
  • Lajme

    Në konventën që po merrë pjesë Kurti është i ftuar edhe Alush Gashi i LDK’së

    Insajderi
    19 August 2024 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mbrëmjes pati një përpjekje propagandistike që pjesëmarrjen e Kurtit në konventën e demokratëve në SHBA ta paraqesin si tejet të rëndësishme.

    Si vizitë që dëshmon raportet e mira SHBA-Kosovë.

    Mirëpo Kurti nuk është i ftuar aty si kryeministër. Është i ftuar si përfaqësues i një partie politike.

    Aty gjendet edhe Alush Gashi i LDK’së, i ftuar si përfaqësues i kësaj partie politike.

    Faktin që vizita e Kurtit atje nuk është e rëndësishme e pati konfirmuar më herët edhe ambasadori Hovenier

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, javën e kaluar, kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë ftesë nga Qeveria Amerikane, por nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

    “Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane. Partia Demokratike është një parti politike në Shtetet e Bashkuara. NDI-ja është krah i Partisë Demokratike që punon në ndërtimin e partive dhe institucioneve demokratike jashtë vendit”, kishte deklaruar ambasadori Hovenier.

    Tutje, Hovenier po ashtu kishe thënë se Kurti nuk ishte ftuar si kryeministër i Kosovës por në cilësinë e kryetarit të një partie.

    “Pra, kryeministri është ftuar nga NDI-ja, besoj në cilësinë e tij si kryetar i një prej partive të Kosovës, ashtu siç NDI-ja i ka ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës”, ka thënë ndër tjerash ambasadori amerikan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark