"Në koordinim merrnin ...", arrestimi i doganierit dhe i zyrtarit policor, Prokuroria jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në koordinim merrnin …”, arrestimi i doganierit dhe i zyrtarit policor, Prokuroria jep detaje

    Insajderi
    05 November 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor në pikën kufitare Hani i Elezit.

    Sipas njoftimit, polici e doganieri janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartcekur  do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

    Më herët Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se polici dhe doganieri janë arrestuar pas dyshimit se në koordinim ata merrnin pagesa të jashtëligjshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark