
Në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë, organizata të ndryshme janë duke grumbulluar të dhënat kriminale mbi dhunën ndaj komunitetit LGBT. Kështu kanë thënë së paku drejtuesit e këtyre organizatave për “The Guardian”, në një tekst në të cilin thuhet se në Kosovë, edhe mendjehapurit janë homofob.
“Aktivistet e LGBT janë të frikësuar që të dalin publikisht”, thotë Liridon Veliu, i cili punon me grupin e të drejtave të LGBT “QESH”.
“Shumica e njerëzve të brezit tim janë të frikësuar për të dalë publikisht”, shton ai.
Ai tregon se si në një kafene të qytetit aty ku qëndrojnë disa klient mendje hapur, ata kanë marrë shumë kërcënime për shkak të orientimit të tyre seksual apo edhe identitet gjinor.
Kjo është shkalla me e lartë e diskriminim në Ballkanin perëndimor, shkruan “The Guardin”, raporton Insajderi.
“Nëse ju shikoni në kushtetutën e Kosovës , ju do të mendoni se ky është një vend mjaft i mirë për të jetuar si një person LGBT”, thotë Gemza Burgija, menaxhere e programit në Qendrën për Liri dhe Barazi (CEL), një grup i të drejtave të LGBT me bazë në Prishtinë.
Me qëllim dokumentimin e vështirësive me të cilat përballet komuniteti LGBT në Kosovë, Burgija dhe kolegët e saj kanë filluar të punojnë në bazën e të dhënave publike të vendit, i cili do të dokumentojë rastet e diskriminimit dhe dhunës ndaj komunitetit LGBT dhe do të jetë në dispozicion në internet deri në qershor.
“Të bazuara në dëshmi, avokimi është një mjet i rëndësishëm”, thotë Lilit Poghosyan që punon me ILGA Evropë.
“Në fillim, Qeveritë në Ballkanin Perëndimor thanë se nuk ka pasur diskriminim. Për të provuar se kjo ishte një çështje, organizata ka filluar të mbledhë të dhëna, sepse asnjë qeveri nuk ka pasur një sistem në vend për ta bërë këtë”, shkruan “The Guardian”
Duke përdorur këto të dhëna, në Bosnjë është luftuar diskriminimi. Në vitin 2013, të dhënat e sondazhit të mbledhura nga grupi i të drejtave të njeriut Qendra e Hapur e Sarajevës (SOC), zbuloi se 73% e komunitetit LGBT nuk i besojnë policisë, raporton Insajderi.
Anëtarët e stafit (KOS) Vladana Vasiq dhe Maja Lukiç Schade ishin ftuar të trajnojnë policinë sesi të sillen përballe krimeve të urrejtes bazuar në orientim seksual.
“Meqenëse kemi dokumentar rastet dhe kemi kryer hulumtim për LGBT-në dhe e prezantuam atë tek autoritetet e vendit ne e kemi ngritur këtë çështje në një mënyrë më serioze”, thanë ata.
Një bashkëpunim mes gjashtë organizatave rajonale, synon të përmirësojë trajtimin e personave LGBT në Ballkanin Perëndimore. Aktivistët kanë dokumentuar situatën në terren, në mënyrë që vendet kandidate për BE si Kosova, Bosnja, Maqedonia e Serbia, të mos injorojnë përparimin ose ngecjet në këtë sferë.
Më përpara në këtë sferë është Shqipëria e cila përmes “Mabsada Pink” tashmë e ka të dhëna të mjaftueshme për komunitetin.
Por duhet të kuptohet se “historitë personale nuk janë të mjaftueshme” për të treguar gjendjen e vërtetë në terren./ Insajderi.com