Në Kosovë fillon ndërtimi i projektit më të madh serb që nga viti 1990 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë fillon ndërtimi i projektit më të madh serb që nga viti 1990

    Insajderi
    09 June 2016 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projekti më i madh i Serbisë në Kosovë që nga viti 1990, përkatësisht Lagjja e quajtur ‘Lugina e Diellit’ që do të mundësojë kthimin e serbëve në veri të Kosovës, do të fillojë së ndërtuari sot rreth orës 14:30.

    Në vënien e gurthemelit afër kalasë së Zveçanit, pritet të marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, bashkë me episkopin Teodosije, si dhe politikanë serbë nga Kosova e Serbia.

    “Ky është hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në Kosovë , por edhe për të gjithë serbët nga Kosova të cilët para 16 vjetësh u dëbuan”, pati thënë mes tjerash ditë më parë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, në lidhje me ndërtimin e kësaj lagje.

    Në lagjen e cila ndodhet në pozitën strategjike të rëndësishme ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit, është paraparë të ndërtohen 300 shtëpi që do të mundësojnë kthimin e rreth 1500 banorëve, ndërsa, është investim i përbashkët i Qeverisë së Serbisë, Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren dhe pushteteve lokale në veri të Kosovës, shkruan gazeta Blic.

    Ndryshe, marrëveshjen për këtë projekt e kanë nënshkruar pikërisht episkopi Teodosije, Marko Gjuriq dhe kryetari ilegal i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq më 12 korrik të vitit të kaluar, derisa ky projekt ishte prezantuar zyrtarisht më 31 maj të këtij viti edhe në Beograd. Kurse, çmimi i këtij projekti asnjëherë nuk është përmendur.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark