"Në Kosovë jetesa po bëhet luks – Qeveria e paaftë dhe arrogante, po tallet me qytetarin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në Kosovë jetesa po bëhet luks – Qeveria e paaftë dhe arrogante, po tallet me qytetarin”

    Insajderi
    28 March 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlora Çitaku nga PDK , tha se qeveria në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, po tallet me qytetarët.

    Çitaku ka cilësuar qeverinë si të paaftë, arrogante dhe shurdhe.

    “Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme.

    Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe”, shkroi ai.

    Postimi:

    Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks!

    Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme.

    Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe.

    “Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri.

    Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark