Në Kosovë ka financim të radikalizmit që shpie në terrorizëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë ka financim të radikalizmit që shpie në terrorizëm

    Insajderi
    28 April 2016 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Nuhiu, drejtor i Njësisë për Inteligjencën Financiare në Kosovë, ka thënë se në Kosovë ka financim të radikalizmit që shpie në terrorizëm.

    “Në Kosovë, dukuria e financimit të terrorizimit është më pak e pranishme, por kjo dukuri më shumë është e pranishme si financim i radikalizmit i cili më pas mund të shpie në terrorizëm”, ka thënë Nuhiu.

    Ai nuk ka dhënë shifra në lidhje me rastet e financimit të terrorizmit, por ka thënë se është një numër shumë i vogël.

    Nuhiu ka treguar se Njësia për Inteligjencën Financiare bashkëpunon me institucionet kompetente për zbatimin e ligjit në baza ditore në kuadër të kompetencave të tyre me qëllim të parandalimit dhe luftimit të financimit potencial të terrorzimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark