“Në Kosovë na pret një lojë e vështirë” – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Në Kosovë na pret një lojë e vështirë”

    Insajderi
    03 September 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Rumanisë po bëhet gati për ta nisur edicionin e ri të Ligës së Kombeve, njëjtë si Kombëtarja e Kosovës.

    Këto dy ekipe kombëtare do të përballen mes vete të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    E rumunët, të cilët vijnë nga pjesëmarrja e suksesshme në Euro 2024, janë të vetëdijshëm se në kryeqytetin kosovar s’do t’i pret ndeshje aspak e lehtë.

    Për këtë është i vetëdijshëm edhe futbollisti rumun, Andrei Ratiu.

    “Në shtator na presin dy ndeshje të vështira, absolutisht. Natyrisht, nga e kaluara, pasi jemi përballur me ta, e dimë se si është të luash me Kosovën, mbi të gjitha në shtëpinë e saj. Do të jetë një takim me shumë duele, në ajër dhe në tokë, duhet të jemi të bashkuar. Duhet të luajmë ashtu siç dimë dhe në fund të dalim nga fusha e lojës me tri pikë të fituara”, deklaroi futbollisti i Rayo Vallecanos për mediat rumune.

    Krahas Kosovës, Rumania në këtë muaj do të luajë edhe me Lituaninë, kurse Dardanët më pas do të kenë punë me Qipron, të hënën që vjen. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark