×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kroaci 3.272 raste të reja dhe 68 viktima të koronavirusit

    Insajderi
    18 December 2020 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, 3.272 raste të reja të infektimit nga koronavirus u regjistruan në Kroaci, 10.849 njerëz u testuan dhe 68 vdiqën, njoftoi të premten Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, raporton agencia kroate Hina.

    Aktualisht në spitale janë 2.918 pacientë, prej të cilëve 294 janë në aparate për frymëmarrje.

    Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Kroaci sot është 21.297. Kanë vdekur 68 persona.

    Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 190.235 njerëz të infektuar me virusin e ri korona, prej të cilëve 3.023 kanë vdekur. 165.915 njerëz u shëruan, prej të cilëve 4.352 në 24 orët e fundit.

    Momentalisht në vet-izolim janë 54.587 persona.

    Deri më tani, gjithsej 931.358 njerëz janë testuar, prej të cilëve 10.849 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark