×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kroaci 793 raste të reja të infektimit dhe 10 viktima të koronavirusit

    Insajderi
    15 October 2020 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë konfirmuar më së shumti raste të reja të infektimit – 793 dhe dhjetë njerëz kanë vdekur, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

    Janë 3.ë562 raste aktive të infeksionit, mes tyre 439 pacientë ndodhen në spital, 26 prej të cilëve janë në respiratorë.

    Në 24 orët e fundit, 6.696 njerëz janë testuar, dhe aktualisht 17.805 njerëz janë në vetë-izolim.

    Numri më i lartë i rasteve të reja është në Zagreb, 212, në Split-Rajoni i Dalmacisë 80 dhe në Krapinë-Rajoni i Zagorjes 75.

    Që nga fillimi i epidemisë, koronavirusi është zbuluar te 22.534 njerëz, nga të cilët 18.628 janë shëruar deri më tani, dhe 344 kanë vdekur. Gjithsej janë testuar 379,379 mostra./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark