Janë lajmëruar dëme në 8.928 objekte pas tërmetit i cili e goditi Kroacinë të martën e kaluar.
Janë dëmtuar rëndë Petrinja, Glina, Sisaku dhe Lekenik, ndërsa dëme të mëdha materijale kanë pësuar edhe Kukuruzari i Ulët, Sunja, Kostajnica, Majur, Dvor Topusko, Gvozd dhe Martinska Ves, ka transmetuar agjencia kroate e lajmeve HINA.
Këtë e ka raportuar kryebashkiaku i qarkut të Sisakut, Ivo Zhiniq.
Nga 8.928 objektet në të cilat u raportua dëmi, dëmi u vlerësua në: 20% u shkatërruan plotësisht ose u dëmtuan rëndë dhe nuk mund të përdoren më, 24% e objekteve do të kërkojnë inspektim statik shtesë, dhe 54% e objekteve mund të përdoren përkundër dëmtimeve.
Numri i ndërtesave të dëmtuara sigurisht që do të jetë më i lartë, sepse raportet ende vijnë, ka thënë Zhiniq.
Në zonën e prekur, një numër i madh vullnetarësh po ndihmojnë në rinovimin e ndërtesave më pak të dëmtuara në mënyrë që ato të ripërdoren sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga rreth 2.000 firma në qark, 825 kanë dëme të mëdha, si dhe 700 dyqane, gjashtë nga 13 shkollat e mesme janë të papërdorshme, Shtëpia për të Moshuarëve në Sisak po përdoret, ndërsa përdoruesit e shtëpive të Petrinjë dhe Glinë janë zhvendosur.
Të gjitha shërbimet shëndetësore funksionojnë, megjithëse disa janë në kontejnerë.
Janë gjithsej 751 persona të pastrehë në akomodimin e organizuar. 200 kontejnerë përdoren për akomodim, dhe kërkesat janë për 500 e priten edhe më shumë.
Përgatitja e 6.000 vakteve u organizua në disa vende në Petrinje, Glinë dhe Sisak.
Disa vendbanime të tjera në zonën e Petrinjës janë pa energji elektrike, dhe ajo duhet të kthehet brenda dy ditësh. Pjesa e Petrinjës e cila nuk ka ujë të pijes së shpejt do të furnizohet me ujë, ka deklaruar Zhiniq./Insajderi.org.