Në kryeqytet u fikën dritat për pesë minuta, për të bashkëndjerë dhimbjen me familjarët e personave të pagjetur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në kryeqytet u fikën dritat për pesë minuta, për të bashkëndjerë dhimbjen me familjarët e personave të pagjetur

    Insajderi
    27 April 2023 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të bashkëndjerë me terrin që familjarët e personave të pagjetur ndjejnë më shumë se 23 vite tashmë, në kryeqytet janë ndalur dritat për pesë minuta.

    Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99.

    Youth Initiative for Human Rights – Kosova, ka falendëruar qytetarët që janë bashkuar në thirrjen e tyre.

    “Ne i`u falënderojmë shumë që i jeni bashkuar thirrjes sonë për solidaritet dhe besojmë që së bashku përçuam tek të gjithë një mesazh shumë të fuqishëm”.

    “Ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë t’i kërkojmë e t’i kujtojmë të gjithë personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, deri sa ata t’u kthehen familjarëve dhe drejtësia të vihet në vend për ta dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftimin e IYHR-KS.

    Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

    Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

    Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark