Saroviç kritikoi qeverinë e Serbisë dhe shefin e Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, rreth dialogut me Kosovën. Ai po ashtu tha se “Lista Serbe”, me tu futur në qeverinë e Kosovës, ka pranuar kushtetutën e Kosovës si shtet.
“Në sistemin ligjor të Serbisë, Lista Serbe nuk ekziston më. Ata janë serbë të Thaçit, të cilët janë të zgjedhur bazuar me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Saroviç.
Në seancën e thirrur nga Komisioni për Kosovë dhe Metohi, ata ranë dakord të anulohet miratimi i ligjit për Trepçën, të votuar rreth një javë më parë nga Kuvendi i Kosovës. /Insajderi.com