Në lartësi rreth 5 mijë metra, performoi me piano - Insajderi
×
Kulturë

Në lartësi rreth 5 mijë metra, performoi me piano

Insajderi
24 April 2019 - 17:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në artiste e ka thyer rekordin “Guinness” për performancën me piano në lartësinë më të madhe.

Ky koncert i quajtur “Koncert në Re” është mbajtur në Himalaje nga artistja Evelina De Lain.

Ajo i ka performuar “Polonaise” të Alex Stobbs, “Raindrop Prelude No. 15” dhe “Nocturnes” të Frederic Chopin si dhe kompozimet e saj si “Norwegian Fyords”.

Lartësia në të cilën ka performuar ajo është 4 mijë e 946 metra, dhe këtë rekord e ka thyer në nder dhe kujtim të nënës së saj e cila kishte qenë mësuese e muzikës, dhe e cila kishte vdekur më 2017.

De Lain thotë ta ketë pasur të vështirë që të luante në piano shkaku i të ftohtit, mirëpo në fund ia ka dalë.

Ky koncert ka ngritur fonde prej 7 mijë e 500 funtesh në Trustin për Fibrozë Cistike nga çka thuhet të ketë vuajtur kompozitori i madh, Chopin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark