Në vende të ndryshme të Leposaviqit janë vendosur pankarta me mbishkrime serbe, ku tregohet se çka ka bërë Lista Serbe, për këto vite sa ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.
Këto pankarta janë vendosur sot në mëngjes dhe dyshohet se është iniciativë e vetë qytetarëve që nuk janë të margjinalizuar nga Lista Serbe.
Në pankarta janë këto mesazhe: Kush është Lista Serbe??? Ata përkrahën ushtrinë e Kosovës!!! Ju anuloi KM 1244-UN ! Ju detyruan të jepni dorëheqjen! Ata ngrenë barrikada për ju! I janë dorëzuar Kosovës, institucionet serbe! Edhe ju po pyesni veten, ngrini zërin! shkruhet në sloganet e tyre.