![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.
Masa qortuese e Kurtit nuk po gjenë zbatim në Zubin Potok, pasi veturat me targa ilegale po lëvizin lirshëm.
Njësoj është duke u vepruar edhe në Leposaviq ku sipas klankosoves, nuk është vërejtur se ka shpërndarje të ndonjë qortim në këto zona.
Edhe në këtë komunë ka më shumë qarkullim të veturave me targa serbe.
Vendimi për targat është paraparë që të niste zbatimin më 1 gusht.
Mirëpo më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës patën vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimit për targat dhe atij për dokumentet serbe.
Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë më pas për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë./Insajderi.org