Në librat shkollor shkruhen gabimisht emrat e komunave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në librat shkollor shkruhen gabimisht emrat e komunave

    Insajderi
    28 September 2017 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi ku shihet një hartë e Kosovës në librin “Edukata Qytetare” për klasën e gjashtë, në të cilën janë të shkruar gabimisht shumë nga emrat e komunave të Kosovës.

    Sipas Paçarizit, kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës dëshmon se në çfarë gjendje është shkolla shqipe.

    Në atë hartë të publikuar në një libër shkollor janë të shkruar gabimisht emrat e komunave: Gjilan, Ferizaj, Istog, Deçan, Kaçanik, të cilave u është shtuar gabimisht në fund shkronja ‘ë’

    “Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra. Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, shkruan profesori universitar në profilin e tij.

    Në të njëjtën hartë të publikuar nga Paçarizi në “Facebook”, shihet se gabimisht është shkruar edhe emri i Komunës së Fushë Kosovës, ku shkronja ‘sh’ është ngatërruar me atë ‘dh’. Pastaj, emri i Komunës së Lipjanit është shkruar gabimisht ‘Lypjan’.

    Ditë më parë, Paçarizi i kishte shkruar një letër publike ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, të cilin e bënte me dije se gjendja në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë është alarmante.

    Ai kishte treguar se si vetëm 2 për qind e 141 kandidatëve që kishin konkurruar për t’u pranuar në degën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinë, kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve guxoj, marr, jap, di dhe bie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark