Në lidhje me Edin? Anisa flet hapur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Në lidhje me Edin? Anisa flet hapur

    Insajderi
    04 August 2025 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, u përfol për një lidhje dashurie me ish banorin e Big Brother, Eduart Kuçin.

    Dyshja u shfaqën shpeshherë pranë njëri-tjetrit, duke nxitur aludime për një romancë mes tyre.

    Por, ditë më parë, u vu re se ata kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që tregonte për një ndarje të mundshme.

    E mes gjithë kësaj zhurme virtuale, Anisa ka vendosur të flasë vetë.

    Përmes një sesioni pyetjesh-përgjigjesh në Instagram, ajo është shprehur pa doreza lidhur me statusin e saj sentimental.

    E pyetur nëse është në një lidhje dashurie, ajo ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë:
    “I’m single, ready to mingle”

    Ajo e ka shoqëruar përgjigjen edhe me një mesazh tjetër ku thekson:
    “Këtë vit jam vetëm unë, vetja dhe unë,” duke nënkuptuar se ka zgjedhur të përqendrohet tek vetja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark