Në Lipjan vendoset gurthemeli i fillimit të punimeve për lagjen e re për familjet e kategorive të dala nga lufta - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Në Lipjan vendoset gurthemeli i fillimit të punimeve për lagjen e re për familjet e kategorive të dala nga lufta

    Insajderi
    09 October 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, sot vendosën gurthemelin e fillimit të punimeve për ndërtimin e lagjes së re banesore, ku do të përfitojnë familjet e kategorive të dala nga lufta.

    Kryetari Ahmeti theksoi se ky projekt i rëndësishëm synon të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, duke u krijuar atyre kushte të përshtatshme për jetesë dhe siguri për të ardhmen.

    “Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur dhe me kushte moderne, e cila do të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Kjo lagje do t’i japë qytetit një pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje. Ky është vetëm një hap tjetër në rrugën tonë të përkushtimit dhe punës konkrete”, tha kryetari Imri Ahmeti.

    Lagjja e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45,000 m², me rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë përfituesve.

    Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e Komunës së Lipjanit për të krijuar kushte më të mira jetese dhe për të përmbushur zotimet ndaj atyre që kanë dhënë shumë për lirinë e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark