×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Në Los Angeles përurohet prototipi i tunelit nëntokësor për transport të shpejtë

    Insajderi
    21 December 2018 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elon Musk, kreu i bordit ekzekutiv i kopanisë së teknologjisë “Tesla”, bëri përurimin e tunelit nëntokësorë që pritet të hapë një epokë të re në transportin me shpejtësi të lartë.

    Musk me makinë e tij elektrike të modifikuar Tesla X kreu testimin e parë të prototipit të tunelit nëntokësorë në qytetin Los Angeles të ShBA-së, të ndërtuar nga “Boring Company”, që është një kompani tjetër e tij.

    Në testimin që u realizua në tunelin e gjatë 1,6 km dhe që zgjati 2 minuta, ishin të pranishëm mysafirët e shumtë dhe gazetarët.

    Musk gjatë ngasjes në tunel, që është ndriçuar me drita neoni me ngjyrë të kaltër dhe gjelbër, arriti në shpejtësi 80 km/h, ndërsa shtoi se qëllimi është që të krijojnë një rrjet të tuneleve për të shpëtuar nga bllokimi i trafikut dhe që në këto tunele shpejtësia e udhëtimit të jetë 240 km/h.

    Duke bërë të ditur se kostoja e tunelit, njëra hyrje e të cilit del në parkingun e kompanisë “Space X”, është 10 milionë dollarë, Elon Musk tha se shpreson që tunelet nëntokësore që planifikohen të ndërtohen për makinat elektrike do të jenë zgjidhje për “bllokimin e trafikut”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark