"Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik”

    Insajderi
    13 April 2022 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili tashmë është edhe kryetar i Komunës së Preshevë u ka kërkuar ndihmë qeverive në Prishtinë e Tiranë që të marrin hapa për të përpiluar veprime konkrete për Luginën e Preshevës.

    Ai tha se nuk u lejohet që të përdorin simbole kombëtare, ndërsa shtoi se vitet e fundit në Luginën e Preshevës, po bëhet spastrim etnik.

    “Gjithmonë kanë qenë të diskriminuar. Shqiptarët nuk kanë të drejtën që të përdorin simbolet kombëtare. Nuk kemi tekste shkollore të mjaftueshme. Kemi një përmirësim të viteve të fundit, por edhe ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Nuk jemi të përfshirë në strukturat shtetërore. Popullatat është 97% shqiptare ndërsa serbët janë 3%. Vitet e fundit nuk kemi pasur investime nga qeveria në fjalë. Po ndodh një spastrim etnik në luginën e Preshevës.

    Arifi është shprehur se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

    ” Kjo është koha ku qeveritë shqiptare, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës duhet të jenë të alarmuar dhe duhet të marrin hapa për të përpiluar veprime konkrete për Luginën e Preshevës. Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë neglizhuar Preshevën”, shtoi ai për Ora News.

    Shqiprim Arifi: Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik

    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark