Faik Veliu, 65 vjeç është plagosur me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Policia e Lushnjes në një njoftim për mediat sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në fshatin Ngurrëz e Vogël.
Autoritetet sqarojnë se autor i dyshuar i plagosjes është vëllai i Faik Veliut, Sami Veliu, i cili është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.
Klan News, sqaron se autori dhe i plagosuri jetonin shumë pranë njëri-tjetrit. Sami Veliu mësohet se i ka bërë pritë me kallashnikov vëllait të tij dhe sapo e pa parë që ka dalë nga banesa ka nisur ta qëllojë.
Po ashtu ky medium sqaron se nga burime pranë familjes, mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.
Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalit dhe ndodhet në kujdesit të mjekëve jashtë rrezikut për jetën.