×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Mal të Zi mund të hyhet pa test të koronavirusit

    Insajderi
    11 January 2021 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i obligueshëm për të hyrë në Mal të Zi.

    Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

    Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave.

    Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

    Ajo tha se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 për qind.

    Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të hënën edhe për 388 raste të reja me koronavirus dhe për katër viktima.

    Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595.

    Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus.

    Prej tyre, 729 pacientë kanë vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark