×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Mal të Zi sekuestrohen 300 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria

    Insajderi
    06 October 2021 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punonjësit e doganës malazeze kanë zbuluar të fshehur në pjesën e përparme të cisternës së një kamioni që vinte nga Shqipëria, një sasi të madhe droge.

    Droga e sekuestruar, rreth 330 kilogramë marihuanë, u kap në terminalin Doganor të kryeqytetit të vendit, Podgorica.

    Droga u zbulua falë skanerit nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, dhe ishte në posedim të një shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovinës, me inicialet M.M., i cili ka hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria, dhe që sipas autoriteteve malazeze po i drejtohej sërish Bosnje Hercegovinës./A2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark