Në Malishevë përurohen dhjetë shtëpi të ndërtuara për familjet në nevojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Malishevë përurohen dhjetë shtëpi të ndërtuara për familjet në nevojë

    Insajderi
    27 March 2024 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    10 familje në nevojë janë bërë me kulm mbi kokë në Malishevë. Kjo u mundësua falë bashkëpunimit të Komunës me shtetin e Katarit.

    Familja Gashi nga fshati Vërmicë të Malishevës jetonte në kushte të rënda. Për këtë rast vite me parë raportoi edhe RTK. Por tashmë shtëpia e tyre mori pamje tjetër. Kjo falë donatorëve.

    “Ka 13 vite që jetoi në atë shtëpi. Jemi 5 anëtar. Ka qenë vështirë. Kushte jo të mira, i papunë. Tash shtëpia e re, falënderoj organizatën dhe komunën”, tha Ruzhdi Gashi. Familja Gashi është ne mesin e dhjetë familjeve përfituese që u bënë me shtëpi të re.

    “Në emër të Komunës së Malishevës ju falënderoj. Është muaji i shenjtë dhe pikërisht në këtë muaj rriten kapacitete humane për të kontribuar. Në këtë muaj po i gëzoni shtëpitë edhe shtëpitë. Jam mirënjohës gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në këtë ndihmë. Bashkëpunimi ynë me organizatën dhe popullit e Katarit është jashtëzakonisht e mirë”, tha Ekrem Kastrati, kryetar i Komunës së Malishevës.

    “Falënderoj për bashkëpunim, në duam të ndajmë gëzimin me juve që sot po përfitoni. Urime. Ishalla i mbushni shtëpitë e juaja me gëzime”, tha Esam Dabab, drejtor i organizatës “Qatar Charity”.

    Gjatë ceremonisë u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për organizatën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark