×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Maqedoninë e Veriut 10 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima

    Insajderi
    07 June 2021 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7 viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

    Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5 455 ndërsa numri i rasteve në 155 417.

    Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 332 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149 292.

    Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 670.

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2 825 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 814 518 teste në vend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark