Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2345 teste prej të cilave 373 kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, dhe atë: Shkup-155, Prilep-47, Kavadar-23, Ohër-22, Kumanovë-20, Tetovë-17, Strugë-10, Manastir-9, Veles, Strumicë dhe Berovë nga 7, Shtip, Kriva Pallankë dhe Dellçevë nga 6, Negotinë-5, Dibër dhe Vallandovë nga 4, Gostivar, Koçan, Resnjë, Probishtip dhe Kratovë nga 3, Gjevgjeli-2 dhe Kërçovë-1. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 309 pacientë të shëruar derisa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 persona dhe atë 5 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Gostivari dhe një nga Prilepi.
Deri tani në gjithë vendin janë kryer 494.719 testime për Covid-19.