Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1749 teste, ndërkohë që janë regjistruar 5 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-2 dhe Tetovë-3.
Janë regjistruar edhe 6 pacientë të shëruar, nga një në Shkup, Tetovë, Kamenicë të Maqedonisë dhe Manastir dhe dy pacient të shëruar nga Velesi.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.