Nga 2802 teste të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja të të prekurve nga covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Rastet e reja janë shënuar në Shkup-4, Kërçovë-5, Tetovë-3, Prilep-1, Ohër-1 dhe Dellçevë-1.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se janë regjistruar edhe 14 të shëruar. Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.