Për 33,8 për qind është ulur numri i të infektuarve nga Covid-19. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut tregon se brenda javës së kaluar janë regjistruar 3.443 raste pozitive në 33 qytete të vendit.
Rënie ka shënuar edhe numri i testimeve. Gjatë 7 ditëve të kaluara janë testuar gjithsej 18.169 persona që shënon një rënie prej 16,5 për qind.