Një prej burimeve më të besueshme të informacioneve sekret është sajti Japonez Mac Otakara i cili thotë se ky aktivitet i Apple do të mbahet në Mars gjatë të cilit pritet të shkëlqejë një iPad.
E gjithë linja e tabletëve që nga modeli 7.9 inç, tek 9.7 inç, dhe 12.9 inç do të përditësohen por ylli i vërtetë do të jetë modeli i ri 10.5 inç iPad Pro.
Ky version i ri “mini” i origjinalit iPad Pro do të ketë katër bokse, ekran me teknologjinë True Tone dhe një kamër të pasme 12 megapiksel.
Kamera dhe ekrani në fjalë do të mbërrijnë edhe në iPad Pro 12.9 inç. Një pjesë e madhe e produkteve të linjës iPad nuk janë prekur që nga Shtatori i 2015-ës kur Apple solli iPad Pro dhe iPad Mini 4.
I vetmi produkt iPad që nga kjo periudhë është modeli 9.7 inç iPad Pro.