Ambasada e SHBA-së në Kosovë është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBTQI+, me rastin e javës së krenarisë që është shënuar në Prishtinë.
Në një postim në “X”, ambasada amerikane ka shkruar se ndërtesa e tyre ka shkëlqyer nga krenaria.
“Ne e ndriçuam ndërtesën tonë teksa shënuam Javën e Krenarisë mbrëmë në Prishtinë. Ne qëndrojmë me komunitetin LGBTQI+ në mbështetje të dashurisë, diversitetit dhe barazisë për të gjithë”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndryshe dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar Paradën e tetë e Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTQI+.