Në mbledhjen e Kryesisë s’po merr pjesë Lista Serbe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mbledhjen e Kryesisë s’po merr pjesë Lista Serbe

    Insajderi
    10 October 2016 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe nuk po merr pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje ka nisur pak më herët me shefat e Grupeve Parlamentare.

    Lista Serbe dje kanë njoftuar se kanë marrë vendim ta ngrijnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvend e Qeveri për shkak të Ligjit për Trepçën.

    Ata nuk janë pajtuar me mënyrën se si është miratuar Ligji për Trepçën. Sipas zyrtarëve të kësaj partie, Qeveria nuk i ka konsultuar ata për këtë ligj, për të cilin kanë thënë se nuk i mbron interesat e serbëve në veri në Kosovës.

    Ligji për Trepçën është miratuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash tek pas mesnatës, pas një pune të gjatë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark