Në mes të natës po garonin me vetura, gjobiten me nga 500 euro shoferët në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mes të natës po garonin me vetura, gjobiten me nga 500 euro shoferët në Ferizaj

    Insajderi
    09 October 2025 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj, rreth orës 01:50, ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

    Shoferi me inicialet B.B. (31 vjeç), që drejtonte veturën Audi, dhe E.K. (20 vjeç), që drejtonte veturën Mercedes me targa vendore, janë kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 113 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

    Bëhet e ditur se  ndaj tyre janë shqiptuar gjobë prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj, ndërsa shoferit vendor i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative. Shoferi tjetër kishte patentë-shofer të huaj. Të dy janë përjashtuar nga trafiku.

    Matja e shpejtësisë është kryer me radar lazerik.

    Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark