Policia e rajonit të Mitrovicës të enjten kanë arrestuar dy persona nën dyshimin për falsifikim të targave.
Arrestimi i tyre është bërë pas kontrollit të policisë në një lokal pune, “ku dyshohej se kryhej punimi i targave të falsifikuara”, njofton zëdhënësi i policisë Avni Zahiti.
Policia gjatë kontrollit ka sekuestruar disa mjete me të cilat dyshohet të jenë falsifikuar targat, shkruan Insajderi.
“Gjatë kontrollit si prova materiale janë sekuestruar: 30 copë llamarina të formatit të targave, një lap top, një shtëpizë kompjuteri, targa të ndryshme, vendore e të huaja dhe mostra të folive për targa”, njofton Zahiti.
Sipas njotimit të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt, “ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale falsifikim dokumenti’. /Insajderi.com