Policia e rajonit të Mitrovicës e arrestoi mbrëmë një 17 vjeçar, pas raportimit të një femre se në rrugën “Vëllezërit Dragaj’’në Mitrovicë, asaj i ishte grabitur zinxhirin nga fyti.
Avni Zahiti zyrtar për informim i Policisë në Mitrovicë, ka njoftuar se rasti i grabitjes ishte lajmëruar në stacionin policor ‘Jugu’, dhe pas nisjes së hetimeve ishte bërë identifikimi dhe arrestimin i të dyshuarit.
“A. P. 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë në orët e mbrëmjes me 7 korrik 2016 në Mitrovicë”, njofton Zahiti.
Policia njofton se pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Insajderi.com